×
  • Sport
  • Sport

    FIFA dënon Serbinë me 50 mijë franga për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit

    Reporteri
    13 Janar 2023 | 20:25
    Xherdan Shaqiri & Granit Xhaka

    FIFA ka gjobitur Serbinë me 50,000 franga zvicerane (54,000 dollarë) për thirrjet ofenduese të tifozëve gjatë humbjes 3-2 kundër Zvicrës.

    Bëhet fjalë për ndeshjen në Kupën e Botës në Katar, ku tifozët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin, Granit Xhkën dhe dy lojtarë të tjerë të shqiptarë të Zvicrës.

    Përveç gjobës FIFA, e ka sankisonuiar edhe me mbyllje të pjeshme të stadiumit në ndeshjen e radhës të FIFA-s.

    “Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50,000 CHF dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj e meshkujve për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s në dritën e thirrjeve nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit (sanksione individuale për shtatë lojtarë) gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës FIFA World Cup”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

    Njoftimi i FIFA-s

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!