×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali fiton derbin e Londrës, blindon pozitën e parë

    Reporteri
    15 Janar 2023 | 19:29

    Arsenali e ka mposhtur Tottenhamin në derbin e Londrës, me rezultat të pastër 2-0, në kuadër të javës së 19-të në Premier League.

    Goli i parë në ndeshje u shënua qysh në minutën e 14’, kur Hugo Lloris realizoi autogol.

    Topçinjtë vazhduan me presion të lartë ndaj Spurs, duke goditur shtyllën me anë të Thomas Parteyt (25’).

    Ishte minuta e 36-të e takimit, kur Bukayo Saka asistoi te Martin Odegaard, që realizoi për 2-0.

    Në pjesën e dytë, Topçinjtë dhe Spurs patën disa raste, por pa arritur t’i konkretizojnë.

    Arsenali pas fitores mbetet në pozitën e parë me 47 pikë, pas 18 ndeshjeve, teksa Tottenhami në vendin e pestë me 33 sosh, nga 19 ndeshje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!