×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e nis vitin 2023 me trofe – mposht Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

    Reporteri
    15 Janar 2023 | 22:00

    Barcelona ka fituar trofeun e parë në vitin 2023, pasi mposhti Real Madridin 3:1 në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës.

    Gavi ishte ylli i ndeshjes me dy asiste dhe një gol të realizuar.

    Mesfushori spanjoll shënoi në minutën e 33-të për 0:1, para se të asistonte për Leëandoëskin në minutën e fundit të pjesës së parë.

    Pedri trefishoi epërsinë e katalonasve në minutën e 69-të, pas asistit të Gavit.

    Në minutat shtesë, Benzema e shënoi golin e nderit për Real Madridin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!