Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar partitë politike në një diskutim të përbashkët, më 31 janar.
Mësohet se temë diskutimi e këtij takimi, iniciuar nga ambasadori Jeff Hovenier, do të jetë çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në këtë tryezë diskutimi, pritet të ketë edhe diplomatë të tjerë.
“Objektivi ynë është të dëgjojmë drejtpërdrejtë nga aksionarë të ndryshëm për përkushtimin ndaj Asociacionit, në përkrahje të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi duke organizuar këtë diskutim në përputhje me synimet tona afatgjate për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euro-atlantike dhe si reflektim për miqësinë tonë të kamotshme dhe përkrahjen për qytetarët e Kosovës. Ngjarja do të mbahet sipas rregullit ‘chatham house’”, thuhet në letër.
Po ashtu, është raportuar se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të ftojë në diskutim anëtarët e shoqërisë civile në Kosovë. Temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statutit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.