×
  • Lajme
  • Shqipëria

    14 persona në Velipojë në rrezik për jetën, në mesin e tyre edhe kosovarë

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 16:51

    Policia Kufitare dhe FNSH kanë arritur të shpëtojnë 14 persona, 9 prej të cilëve shtetas çekë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit në Velipojë.


    Pesë shtetasit nga Shqipëria e Kosova u transportuan për në qendrën spitalore, ku gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

    Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik.

    Falë ndërhyrjes së policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

    Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

    Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal pasi deti aktualisht është i trazuar dhe me dallgë të mëdha.

    Policia e Shtetit sugjeron pushuesit dhe turistët që të shmangin lëvizjet me mjete lundrimi, si motor uji apo varka deri në qetësimin e detit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!