×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mushkonjat nuk i lënë të qetë pushuesit në këto dy plazhe të Shqipërisë

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 17:32

    Mushkonjat nuk i kanë lënë të qetë këtë vit pushuesit në Plazhin e Vjetër dhe në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.


    “Në mbrmje ka shumë. Kemi bërë vetë disa spërkatje, por sërish ka ende mushkonja.”- u shpreh nje banor i zonës.

    “Këtu ka shumë. Vjen klienti dhe nuk ka faj të ankohet. Kemi bërë spërkatje, por ja tek e keni atje më tutje janë plehra dhe atje mblidhen”, tha një grua e cila ka një biznes të vogël në zonë.

    “Pak më tutje ka një kanal atje afër rrugës dhe ajo është e mbushur me plehra e ujë. Atje gëlojnë mushkonjat”-tha një pushues për top channel.

    Plazhistët dhe vendasit thonë se askush nuk ka dezinfektuar zonën. Banorët janë detyruar të mbrohen me mjete rrethanore nga insektet, por kërkojnë që kjo situatë të marrë fund pasi po u largohen pushuesit.

    Për shumë prej tyre të ardhurat që fitojnë gjatë verës u shërbejnë gjatë pjesës tjetër të vitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!