×
  • Lajme
  • Lajme

    Buzhala për Qeverinë Kurti: Prej kohës së Rrahman Morinës qeveri ma të keqe Kosova nuk ka pasë, ja pse

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 22:20
    Gazetari Berat Buzhala

    “Prej kohës së Rrahman Morinës qeveri ma të keqe Kosova nuk ka pasë”, ka deklaruar gazetari Berat Buzhala teksa ka komentuar udhëheqjen e Qeverisë Kurti.

    Buzhala ka reaguar ashpër duke e quajtur “rrenc” dhe “mashtrues” kryeministrin e vendit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Për këtë, ai listoi edhe disa gabime të Kurtit në qeverisje që, sipas tij, u kanë sjellur veç probleme qytetarëve.

    Këtu, Buzhala ka listuar krimin dhe korrupsionin përmes rastit të ambasadorit Martin Berishaj, rritjen enorme të inflacionit, krizën në marrëdhënie me ShBA’të dhe, së fundmi, edhe rritjen e tatimit në pronë.

    “Urime 51 perqindsh”, shkroi Buzhala. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Prej kohes se Rrahman Morines qeveri ma te keqe Kosova nuk ka pase.

    – Krim dhe korrupsion: Martini rasti ma ilustrativ;

    – Rritje tatimesh per te varferit;

    – Inflacion i tmerrshem;

    – Stagnim i pagave;

    – Perçarje e shoqerise;

    – Krize te jashtezakonshme me Ameriken;

    – Glorifikim i Oliver Ivanovicit dhe goditje e vlerave te luftes.

    Albin Kurti eshte rrenci dhe mashtruesi ma spektakolar qe nojhere ka qeverise ne keto troje.

    Urime 51 perqindsh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!