×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Avokati Ngjela i bën thirrje Kurtit: Rezisto! Mos bëj lëshime ndaj Serbisë

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 20:44
    Avokati shqiptar, Spartak Ngjela

    Avokati Spartak Ngjela ka bërë një thirrje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Ai i sugjeroi kryeministrit të Kosovës të rezistojë e të mos bëjë lëshime ndaj Serbisë.

    “Ne e kemi fituar luftën në vitin 99’ dhe unë u bëj thirrje atyre të qëndrojnë për të ruajtur dinjitetin e kombit të tyre sepse ka shumë filoserbë brenda. Gjithë çështja është se të rrahurit duan rrahësin shpesh, jo të gjithë, por ka nga ata që vuajnë psiqikisht”, u shpreh Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.

    Avokati tha se e sheh rezistencën e qeverisë së Kosovës dhe nuk ka asgjë kundër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!