×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli në “krizë”, Klopp i shqetësuar para fillimit të edicionit të ri

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 16:34

    Liverpooli nuk po kalon nëpër një formë të mirë në ndeshjet parasezonale, pasi ka humbur në tri dhe ka barazuar në një.


    Gjashtë herë kampioni i Evropës pësoi dje humbje (28 korrik) nga Napooli 3-0 para 65 mijë tifozëve, derisa Jurgen Klopp është i shqetësuar.

    Lorenzo Insigne, Akaduisz Milik dhe Amin Younes, ishin golashënuesit në fitoren e skuadrës italiane, gjersa The Reds kanë shënuar fitore vetëm në përballjet ndaj, Tranmere Rovers dhe Bradford Cityt.

    Skuadra angleze ishte mposhtur nga Borussia Dortmundi dhe Sevilla në Amerikë, ndërsa kanë barazuar 2-2 me Sporting Lisbonën, transmeton Telegrafi.


    Liverpooli ka filluar stërvitjet për përballjen ndaj Lyonit, para se të përballen me Manchester Cityn në Community Shield.

    Trajneri gjerman do të shpresojë që të nxjerr rezultat të mirë ndaj skuadrës franceze, në mënyrë që t’i motivojë lojtarët për takimin ndaj kampionit të Ligës Premier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!