Në një pjesë të madhe të Turqisë dhe Sirisë veriore po vazhdojnë përpjekjet e nxjerrjes nga rrënojat e njerëzve që mbetën të ngujuar si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën rajonin.
Deri tani, numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën në mëngjesin e së hënës ka shkuar mbi 7 mijë derisa numërohen edhe 35 mijë të tjerë të plagosur, raporton CBS News, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ndërkaq edhe pasgoditjet e tërmeteve, duke përfshirë një me magnitudë 5.7 që goditi të martën, e kanë bërë kërkimin për të mbijetuarit edhe më të rrezikshëm.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se po shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca në zonën e tërmetit.
Ndërsa nënkryetari i vendit, Fuat Oktay, u tha gazetarëve se 8,000 njerëz ishin nxjerrë nga rrënojat. Ai shtoi se ishin 20,000 njerëz që morën pjesë në ekipin e shpëtimit.
Përpos dhjetra njerëzve që humbën jetën, një numër i pallogaritshëm i qytetarëve kanë mbetur të pastrehë në kushtet e vështira të dimrit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.