×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SHBA-ja e futi në listën e zezë, reagon për herë të parë Vangjush Dako

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 14:45

    Pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës, sipas së cilës Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA, ish kreut të Bashkisë së Durrës, Vangjush Dako e familjes së tij vjen reagimi i këtij të fundit.


    Kryebashkiaku në detyrë i Durrësit Vangjush Dako në një prononcim për Report Tv u shpreh se nuk ka asnjë koment për vendimin e SHBA-së që i ndaloi hyrjen.

    “S’kam asnjë koment” kështu u shpreh Vangjush Dako në një lidhje telefonike për Report Tv.

    Departamenti i Shtetit sipas VOA-s i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Kryetarit Dakos dhe anëtarëve të familjes së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!