Ish-kryetari i kryeqytetit iranian, Mohammad Ali Najafi, është dënuar me vdekje pasi u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij të dytë më herët këtë vit.
“Gjykata e ka cilësuar këtë krim si vrasje të paramenduar dhe e ka miratuar dënimin me ekzekutim”, tha zëdhënësi i organeve të drejtësisë, Gholamhossein Esmaili. Ai tha se ish-kryetari i Teheranit është dënuar edhe me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje.
Pala ka të drejtë të bëjë ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme në afat prej 20 ditësh.
Gruaja e Najafit, Mitra Osam, u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre në pjesën veriperëndimore të Iranit më 28 maj të këtij viti.
Zyrtarët kishin thënë se ish-kryetari është dorëzuar para autoriteteve dhe kishte pranuar se e ka vrarë gruan për shkak të problemeve familjare.
Najafi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Teheranit vitin e kaluar pasi ishte kritikuar për pjesëmarrje në një tubim ku kishte vallëzim të vajzave të reja. Ai kishte thënë se po jep dorëheqje për arsye shëndetësore.
Ai më parë ka shërbyer edhe në pozitën e zëvendëspresidentit të Iranit, shkruan “Free Europe”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.