×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi në konakun e babait të Hashim Thaçit: Rikujtuam momentin e shpalljes së Pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 18:57
    Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi takon Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi

    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkuar sot në Burojë, për të takuar babain e ish-presidentit të Kosovës dhe ish-liderit të partisë, Hashim Thaçi.

    Krasniqi ka ndarë fotografi nga vizita e tij “në konakun e Haxhi Thaçit”, babait të ish-presidentit, nga ku tha se ka rikujtuar me të emocionet e shpalljes së Pavarësisë në 2008-ën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    ““Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh”, shkroi lideri opozitar në Facebook. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Burojë, 17 shkurt 2023, 15:39

    Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

    “Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh.

    Krenari!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!