Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij ekipin e Kërkim-Shpëtimit të cilët operuan në Turqi pas katastrofës së tërmetit që kaploi vendin.
Shpëtimtarët nga Kosova kanë informuar Kurtin mbi eksperiencën e tyre të operimit në Hataya të Turqisë, ku ata ua shpëtuan jetën dy vajzave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kryeministri Kurti përgëzoi ekipin për punën dhe suksesin e treguar gjatë operacionit në Turqi dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë të kultivojnë frymën e vullnetarizmit, jo vetëm në organizatë por edhe në shoqëri”, bëhet e ditur në komunikatë për media.
Në këtë takim, Kryeministri Kurti u shoqërua nga Kolonel Ejup Maqedonci, oficer i FSK me përvojë të gjatë në fushën e kërkim shpëtimit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.