×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Vuçiq takojnë ndaras kancelarin Scholz në Mynih, diskutojnë për planin franko-gjerman

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 15:44

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po qëndrojnë në Mynih të Gjermanisë ku po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë.

    Kurti dhe Vuçiq atje kanë takuar ndaras kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenti serb takimin e zhvilloi dje, kurse kryeministri kosovar sot.

    Temë kyçe e takimeve të Sholz me Kurtin e Vuçiqin ishte plani franko-gjerman, shkruan Reporteri.net.

    Vuçiq që zhvilloi të premtën mbrëma takim të përbashkët me kancelarin Sholz dhe preisdentin francez, Emmanuel Macron konfirmoi se në takim me dy liderët e Bashkimit Evropian, ka biseduar edhe për dialogun me Kosovës dhe propozimin franko-gjerman.

    Edhe Qeveria e Kosovës sot përmes një njoftimi bëri të ditur se kryeministri Kurti në takimin e tij me kancelarin gjerman ka diskutuar për planin-franko gjerman.

    Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, në takim u fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve.

    “Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë për Euronews Albanian më 12 shkurt ka thënë së është i gatshëm të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, por vetëm për të biseduar për propozimin franko-gjerman.

    “Ky takim mund të ndodhë në kontekstin e propozimit franko-gjerman. Jam i gatshëm të ulem dhe të diskutojë”.

    “Jemi në pritje të një takimi të nivelit të lartë, ta disktuojmë çështjen e propozimit europian, unë uroj që të ketë dhe marrëveshje. Unë jam optimist që do të ketë (marrëveshje) se është shtuar përkushtimi ndërkombëtar, por me qeveirsjen tonë edhe në Beograd e kanë kuptuar se nuk mund të merren vesh me mua në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka deklaruar se Plani franko-gjerman bazë e mirë për të ardhmen, nuk është marrëveshje finale. /Reporteri.net/.

    Kryeministri Kurti: Jam optimist se do të ketë marrëveshje me Serbinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!