×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon bashkatdhetarët në Kroaci: Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 23:19

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka festuar 15-vjetorin e Pavarësisë me shqiptarët që jetojnë në Kroaci.

    Ai thotë se mërgata përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera.

    Postimi i tij:

    Shqiptarët migruan në Kroaci e në vendet e tjera në Perëndim në kohë të vështira për vendin. Por kjo mërgatë, përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera.

    Kisha kënaqësinë të jem i pranishëm në mesin e bashkatdhetarëve në Kroaci, në ngjarjen e mbajtur për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën organizimin e Bashkësisë Shqiptare në prefekturën e Istrës, në qytetin e Pulës.

    I shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit të Kosovës, z. Pal Lekaj, përjetova përshtypjet më të mira për atë që e pashë dhe e ndjeva nga takimet e shumta me motrat e vëllezërit tanë.

    Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona; vlerë që tregimin për Kosovën e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbrojë e pasurojë në mënyrën më të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!