Avdullah Rama, 67-vjeçar dy herë aplikoi për pension invalidor në Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale, por u refuzua.
Sipas bashkëshortes, gjendja e Ramës është e rëndë pasi që ai as nuk flet e as nuk lëvizë.
Kjo po thotë se nuk e kupton arsyen pse u refuzuan, kur i duhet krejt e vetme të kujdeset për bashkëshortin.
Ndërsa nga Ministria e Punës thanë se Rama, u kontrollua nga dy komisione të ndryshme të përbërë nga tre mjekë, por të cilët konstatuan se atij nuk i takon ky pension, transmeton klankosova.
E zgjidhja e vetme është padia në gjykatë për çka bashkëshortja thotë se nuk i kanë mundësitë ta bëjnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.