×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku: Me Osmanin e Kurtin kanë filluar të mbyllën dyert që Kosova i kishte të hapura

    Reporteri
    20 Shkurt 2023 | 10:50

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura.

    Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë.

    Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së.

    Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!