Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë mirëpritur ekipin e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të kthyer nga Turqia.
Ambasada e Turqisë në Kosovë ka thënë se i është mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës.
“Ambasadori Tunç Angılı së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjës Armend Mehaj mirëpriti ekipin e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të kthyer nga Türkiye. I jemi mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës për viktimat e tërmetit”, thuhet në njoftim.
Ambasadori Tunç Angılı së bashku me Kryeministrin @albinkurti dhe Ministrin e Mbrojtjës @armend_mehaj mirëpriti ekipin e Kërkim-Shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës të kthyer nga Türkiye.I jemi mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës për viktimat e tërmetit🇹🇷🇽🇰 pic.twitter.com/K71ggd2u3R
— Priştine Büyükelçiliği (@Pristine_BE) February 20, 2023
Ndryshe, Kurti dhe Mehaj, kanë ndarë medalje për të gjithë pjesëtarët e FSK-së që ishin në Turqi.
Nderohen me medalje pjesëtarët e FSK-së që ndihmuan në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi