Ayşegül Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Hatay të Turqisë. Bashkë me të, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj. Një parandjenjë e frikshme e vajzës.
“Në rast se ndodh diçka, gjithçka kam në çantë është e nënës sime. Unë dua që ajo t’i përdorë ato për Haxh dhe Umre”, shkruhej nën letër.
Dëshira e të resë nuk u plotësua, pasi edhe nëna e saj ndërroi jetë nga tërmeti. I gjithë floriri që gjendej në çantën e Ayşegül Çin i është dhënë më pas vëllait të saj, i cili për fat të mirë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.