×
  • Lajme
  • Lajme

    “Berisha hiç mos të ndalet”, Avni Dehari flet pasi lëshoi sallën e Kuvendit

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 12:50

    Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari ka dalë nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

    Pak para se të dalë ai, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmendi vëllezërit Dehari dhe tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.

    Sipas Berishës, Vetëvendosja i ka përdorur këto raste për qëllime politike.

    Lidhur me rastin e Arbnor Deharit, Berisha tha se “është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit”.

    Avni Dehari sqaroi daljen e tij nga Kuvendi, duke njoftuar se kishte një punë dhe nuk kishte të bëjë me Berishen.

    “Jo nuk e kam lëshuar, kam njëfarë pune, çfarti nuk e lëshoj unë sallën e Kuvendit. E kam një punë, e kam pas një termin e duhej të dilja patjetër, rastësisht ka ndodh. Sa për Berishën, hiç mos të ndalet. Mbetet në ndërgjegjen e tyre ata që e shfrytëzojnë këtë rast dhe rastet e tilla. Nuk kanë dinjitet dhe le të vazhdojnë, mos të ndalen, le ta demaskojnë vetën, të tregojnë kush janë”, u shpreh ai për Indeksonline.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!