Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ftuar mediat për ditën e nesërme për të përcjellë një konferencë të jashtëzakonshme, ku dhjetëra zyrtarë komunal dyshohet se janë të përfshirë në vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsion.
Sipas komunikatës të lëshuar nga Zyra e Komunikimit Publik të kësaj prokurorie, konferenca e nesërme do të fillojë në ora 12:15.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit. Kjo konferencë do të mbahet me datën 24 shkurt 2023 në ora 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës”, thuhet në njoftim.
Nuk janë dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.