×
  • Lajme
  • Lajme

    Szunyog përgëzon Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 15:58
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Thomas Szunyog

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përgëzuar Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit.

    Szunyog thotë se ratifikimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për Procesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

    “Urime Kosovës që ratifikoi ndër të parat tre marrëveshjet e Procesit të Berlinit me një mbështetje të madhe në Kuvend. Ratifikimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për Procesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Është një shenjë e qartë e përkushtimit të Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit evropian”.

    “Këto tre marrëveshje ndërkombëtare do të mundësojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti dhe njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale brenda Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

    Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, atë për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!