×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend: Nuk qenkam njoftuar për përqafimet e opozitës me Martin Berishajn

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 16:23

    Deputeti i VV-së, Artan Abrashi gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka folur për Komisionin Hetimor për Krizën Energjetike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Abrashi i VV-së ka thënë se opozita duhet të kërkojnë falje për dëshimitarët që kanë sjell lidhur me rastin e ambasadorit, Martin Berishaj..

    Deputeti i VV-së, tha se kjo gjë është keqpërdorur për qëllime fiktive.

    “Kanë përfunduar që në fund të intervistimit këta deputetë intervistues të përfundojnë me puthje e përqafime me z. Berishaj”, shtoi Abrashi.

    “Po me shqetëson kjo z. Abrashi, se une si kryetar s’qenkam i njoftuar me këto përqafime. Ka ndodhur këto apo jo”, ka shtuar Konjufca i cili ka shkaktuar edhe të qeshura tek deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    “Ishin përqafime mallëngjyese dhe të zjarrta”, shtoi tutje Abrashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!