×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Fushë-Krujë, 2 të lënduar

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 22:42

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:25, në aksin rrugor Krujë -Fushë Krujë ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.


    Sipas të dhënave nga policia, shtetasi A.Ç., duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi SH.P.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 21:25, në aksin rrugor Krujë -Fushë Krujë, shtetasi A.Ç., duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Sh.P.

    Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij, shtetasasja A.P., rreth 30 vjeçe, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!