×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi Kurti-Borrell-Lajçak, zyrtarët evropianë nisin diskutimet me Vuçiqin

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 16:36

    Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Para këtij takimi, dy zyrtarët evropianë kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Takimi i përbashkët mes Vuçiqit dhe Kurtit pritet të fillojë në ora 17:15.

    Në Bruksel, ka arritur edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit pritet të jetë prezent edhe në takimin trepalësh me Kurtin, Borrellin dhe Vuçiqin.

    Escobar arrin në ndërtesën ku po zhvillohen takimet e Kurtit dhe Vuçiqit me Borrellin e Lajçakun

    Pas këtyre takimeve, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do të deklarohet para mediave.

    Liderët pritet të konfirmojnë se e pranojnë planin evropian në takimin e 27 shkurtit, para ndërmjetësve të Bashkimit Evropian.

    Kjo do të ishte marrëveshja e dytë e palëve në dialog, pas marrëveshjes së Brukselit të arritur në prill 2013./Reporteri.net/

    Agjenda: Pas takimeve ndaras me Borrellin, në ora 17:15 Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Bruksel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!