Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë të akuzuar për abuzim seksual të një djali 13-vjeçar në Tiranë.
Të arrestuarit janë 20 vjeçari me iniciale V. H., dhe 21-vjeçari me iniciale F. H.
Ndërsa është shpallur në kërkim edhe 45-vjeçari me iniciale B. M., i cili dyshohet se po ashtu abuzoi seksualisht me të miturin.
Ngjarja u zbulua pas denoncimit të një tezes së të miturit për grabitjen e banesës së saj.
Si ndodhi ngjarja?
Të rinjtë dyshohet se abuzuan seksualisht me të miturin duke e ftuar në banesë me preteksin për të luajtur video-game. Më pas të rinjtë kanë realizuar dhe një video me të cilën e kanë shantazhuar se do e publikonin në rrjetet sociale.
Sipas burimeve dy të rinjve i është bashkuar dhe 45 vjeçari. Ata e kanë kërcënuar të miturin dhe i kanë kërkuar një shumë prej 5 mijë eurosh. 13-vjeçari po qëndronte tek tezja e tij dhe të tre personat e kanë kërcënuar dhe i kanë marrë çelësat e shtëpisë, të cilën më pas e kanë grabitur.
Zbulimi i ngjarjes – Pas grabitjes së banesës, tezja e të miturit ka bërë denoncimin në polici, por efektivët kanë vënë re se grabitja ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë dhe morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës.
Gruaja ka treguar se një çelës të shtëpisë e mbante edhe 13 vjeçari.
Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.