Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe sot në mëngjes në Prekaz.
Ai me këtë rast ka thënë se sakrifica titanike e familjes Jashari i dha drejtim luftës së UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
“Me 5,6 dhe 7 Mars shnënojmë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tonë. Si çdo shqiptarë tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafund të sakrificës së tyre titanike që i dha drejtim luftës së UÇK-së”, tha Krasniqi.
Ai përmendi edhe mungesën e themeluesve të UÇK-së që gjenden në Hagë.
“Në këto vitet e fundit e ndjejemë mungesën e themeluesve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e shokëve të tjerë. Në ditët e tilla duhet ta kujtojmë e vlerësojmë sakrificën e familjes Jashari por edhe jetën që e ka dhënë secili dëshmorë i UÇK-së”, tha Krasniqi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.