×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti Dehari: Shkarkohet Kryeinspektori Ylber Topalli

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 17:50

    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra kryeinspektori i Inspektoratit në MD, Ylber Topalli, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas MD-së, pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore.

    “Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjellë në Ministrinë Drejtësisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bart detyra e tij, veprime të cilat kane kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit”, thuhet në njoftimin e MD-së.

    Sipas MD-së, i njëjti ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin.

    “Në njërin raport, disa ditë pas vrasjes së Astrit Dehari, kryeinspektori Topalli e ka quajtur rastin e Astritit vetëvrasje. Disa ditë më vonë, të njëjtin raport ai e mohon që është i tij edhe pse e ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë raport”, thuhet në njoftim të MD-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!