×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Krasniqi viziton qytetarin në Klinë që iu dogj shtëpia, i premton zgjidhje

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 21:18
    Ministri Elbert Krasniqi, në Klinë

    Sot gjatë ditës, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë ishte për vizitë tek familja e Jeton Tarllamishaj nga fshati Rudicë, Klinë, të cilës para dy ditëve iu dogj shtëpia e tyre, por fatmirësisht kishte vetëm pasoja materiale.

    Familjes në fjalë, falë vullnetit të mirë i është siguruar strehim i përkohshëm nga bashkëfshatarët.

    Ministri premtoi që së bashku me bashkëpunëtorë do të ndjekë rrugë institucionale për t’i ndihmuar familjes në fjalë.

    Vizita nuk ishte e kufizuar vetëm tek kjo familje. Ministri vizitoi edhe familje të tjera në kushte të rënda ekonomike.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!