×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekje e dyshimtë në Gjilan, familja thonë se 22-vjeçari vdiq nga infarkti

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 23:53
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Një 22-vjeçar ka vdekur sot në Gjilan.

    Siç kanë bërë të ditur familjarët, 22-vjeçari V.H., ka vdekur si pasojë e një infarkti.

    Kështu ka njoftuar familjari i tij, M.H. nëpërmjet rrjeteve sociale.

    “Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infrakt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka shkruar ai.

    Gjithashtu, për mediat, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

    “Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani për klankosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!