×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie në radar duke tejkaluar shpejtësinë, i hiqet e drejta e vozitjes për një vit

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 9:10

    Policia e Kosovës e ka gjobitur një vozitës me 500 euro si dhe i ka caktuar masën mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një vit.

    Kjo pasi i njëjti ka rënë në radar duke e tejkaluar shpejtësinë e rekomanduar.

    I njëjti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë  ishte duke lëvizur  me shpejtësi prej 130 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”.

    “Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”.

    “Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!