×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari në Leposaviq ngec nën traktor pas një vet-aksidenti, Policia e Kosovës i del në ndihmë

    Reporteri
    15 Mars 2023 | 19:35
    Fotografi nga vendi i ngjarjes

    Policia e Kosovës, së bashku me disa qytetarë, kanë ndihmuar një person që ishte vet-aksidentuar rëndë në Leposaviq.

    Sipas komunikatës së policisë, gjatë aksidentit, qytetari ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë kishte ngecur nën traktor, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident. Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë”, bëhet e ditur në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Komunikata e plotë:

    Me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

    Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident. Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

    Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!