Pas propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të ish.zv drejtoreshës së AKI-së për drejtoreshë të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë te Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, reagoi Arianit Koci përmes një postimi në Facebook.
Ai këtë e quajti veprim interesant politik si dhe konkret në drejtim të një konfederate Kosovë Shqipëri.
“Një prej lëvizjeve më interesante politike të Edi Rama është propozimi i Vlora Hysenit, ish zv. drejtoreshës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Kombëtar të Shqipërisë. Kjo është veprim konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri – Kosovë”, shkroi Koci, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Tutje ai tha se ky veprim është një përkrahje direkte e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për këtë. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Një prej lëvizjeve më interesante politike të Edi Rama është propozimi i Vlora Hysenit, ish zv. drejtoreshës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Kombëtar të Shqipërisë.
Kjo është veprim konkret në drejtim të krijimit të një konfederate Shqipëri – Kosovë.
Rrethanat globale politike do t’a përcaktojnë se kur do të ndodh ky moment.
Natyrisht, ky veprim është edhe përkrahje direkte që Shqipëria ia jep Kosovës!
Flm Edi, flm Shqipëri!
P.s
Vlora është profesioniste dhe e ndershme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.