×
  • Lajme
  • Lajme

    Chollet në telefon me Kurtin dhe Vuçiqin: Implementimi i marrëveshjes ka benefite

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 22:57
    Këshilltari i Lartë i DASh, Derek Chollet

    Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për takimin që pritet të mbahet të shtunën, në Ohër.

    “Bisedë e shkëlqyer me Presidentin Vuçiq. U pajtuam për rëndësinë e angazhimit konstruktiv në propozimin e konsoliduar të BE-së më 18 mars” ka shkruar Chollet në Twitter, përcjell Reporteri.net.

    “U rikonfirmua mbështetja amerikane për dialogun e BE-së dhe përfitimet e normalizimit të marrëdhënieve që do t’i sjellin Serbisë dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor” shtoi Chollet.

    Para Vuçiqit, Chollet kishte telefonuar edhe Kurtin, ku tha se implementimi do të sjellë përfitime për të dyja shtetet dhe do të sjellë paqe për të ardhmen e rajonit.

    Ndryshe, Kurti ka deklaruar se “jemi të përkushtuar ta bëjmë të nesërmen sukses”, teksa Presidenti Vuçiq ka thënë se “unë s’po udhëtoj në Ohër për mesazhe, por për të përfaqësuar interesat e shtetit e Serbisë dhe njerëzve tanë në Kosovë”.

    Takimi Kurti-Vuçiq mbahet të shtunën në Ohër. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!