Në këto momente, rruga që të çon drejt hotelit Inex Oglica në Ohër, ku pritet të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell, është e ngarkuar.
Arsyeja e ngarkesës janë kontrollet e rrepta të sigurisë për çdo veturë a person që mësynë këtë zonë.
Mbledhja e delegacioneve do të nisë në orën 10:00, kurse takimet bilaterale do të nisin nga ora 10:30.
Me të përfunduar takimet dypalëshe do të pasojë takimi i përbashkët trilateral, pas së cilit do të ketë edhe konferencë për media.
Koha e saktë e takimit të përbashkët dhe e konferencës nuk dihet, pasi gjithçka varet nga kohëzgjatja e takimeve të para bilaterale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.