Alban Selimit, gazetar në Radio Televizionin e Kosovës para disa ditëve iu dogj garazha. Këtë të shtunë, Selimi e raportoi edhe një kërrcënim, ku në mure, i kishin shënuar fjalë kërrcënuese, duke i thënë që ta mbyllte gojën.
Selimi tashmë ka njoftuar se në lidhje me sulmet dhe kërrcënimet ndaj tij, ka të arrestuar.
“I arrestuari i sotëm është fqinj i imi.” – është shprehur Selimi, duke bërë të ditur se i njejti ka lidhje familjare me disa uzurpatorë të tokave, për çka në RTK, ishte transmetuar një emision.
“Ky po del te jete emisioni qe ka shkaktu zjarrin ne shtepine time. I arrestuari i sotem qe eshte fqinj i imi ka lidhje familjare me uzurpatoret e ketyre tokave. Drejtesia duhet ta thote fjalen e saj per kriminelin, kushdo qofte ai!”, ka shkruar gazetari Selimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.