Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur pas takimit maratonik në Ohër me kryeministrin Kurti.
Vuçiq ka thënë se kanë arritur një lloj marrëveshje, por ka shtuar se ai as sot nuk ka nënshkruar asgjë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot ishte dita kur duhet të merreshim vesh për planin e zbatimit. Në lloj marrëveshje kemi arritur dhe unë jam i lumtur për këtë.
Kjo nuk do të jetë e gjitha. Disa pika për të cilat jemi marrë vesh do të jenë pjesë e rrethit negocioues për të dy vendet dhe BE-ja do të vendos që ato të jenë pjesë. Këshilli i Evropës në një proces që do të jetë i gjatë do të vendos se kush sa ka bërë nga plani i implementimit. Për neve e rëndësishme është që Asociacioni është vendosur si prioritet. Unë sot nuk kam nënshkruar asgjë. Të dyja vendet kemi treguar pikat tona të kuqe. Nuk ishte dita D, por mendoj se ishte ditë e mirë”, tha ai.
“Nesër do tua prezantoj secilën pikë. Nga e hëna do tua prezantoj këtë grupeve parlamentare. Por në muajt para nesh na pret punë shumë serioze dhe jo e lehtë. Në rrugën tonë evropiane përparimi ynë do të vlerësohet në atë se sa dhe si kemi bërë
Mund të them që sonte se jam i kënaqur. Kishim diskutime konstruktive.
Themelojmë një komision të përbashkët negociues që pas 30 ditëve do të nisë themelimi i Asociacionit, personave të zhdukur”, tha tutje Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.