Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka shprehur sot hapur planin e tij që të mos e zbatojë marrëveshjen për të cilën ndërkombëtarët thanë se u mor vesh me kreyministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiq në një konferencë për media sot tha me mburrje se “nuk kam nënshkruar asgjë”, ndërsa iu përgjigj me cinizëm deklaratës së mbrëmshme të Kurtit se ai po i ikë nënshkrimit.
“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, dhe firmos me dorën e djathtë. Dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme”, tha Vuçiq.
Kurti pas 13 orësh dje konfirmoi arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se pala serbe po i ikë nënshkrimit.
“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëevshjes tash edhe me aneks. I takon BE-së që ta gjejë mekanizimin që ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, tha Kurti mbrëmë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.