×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni për Kurtin: Dikur ishte i gatshëm ta “kallte” Kosovën, tani pranoi të vërtetën se do ta themelojë Asociacionin

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 11:03

    Ish kryediplomati i Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se më në fund e vërteta doli dhe Kurti falënderoi qytetarët që i kanë besuar kauzat e rrejshme dhe tani ka ardhur koha e zbatimit të asociacionit.

    Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është habitur me befasinë e shumë njerëzve me deklaratën e tij dhe që kanë besuar në gënjeshtrat e mashtrimet e tij.

    Hyseni ka shtuar se Kurti tani e tha të vërtetën, duke mos pasur më hapësirë për gënjeshtra.

    Postimi i tij i plotë:

    Më në fund e vërteta: Albin Kurti u tha qytetarëve: Faleminderit që besuat në kauzat e mia të rrejshme dhe më sollët në pushtet. Tash ka ardhur koha për zbatimin e asociacionit!!!

    Habitem me befasinë që për shumë kend solli një deklaratë e Albin Kurtit për themelimin e asociacionit.

    Duket sheshazi që shumë nga të “befasuarit” paskan pasë besuar kohë të gjatë në gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij!

    Ai, Kurti pra, kauzen e asociacionit, njësoj si ate të demarkacionit i ka pasë vetëm si instrumente për të fituar pushtetin për të cilin ishte i gatshëm ta kallte Kosovën, madje duke ecur mbi kufoma qytetarësh të pafajshëm dhe të mashtruar. I mbështetur për muri, të njejtëve qytetarë , Kurti tani, duke mos patur hapsirë për gënjeshtra më, ua thotë të vërtetën:

    “Unë, ua humba një dekadë duke ju mashtruar. Faleminderit që besuat në mashtrimet e mia dhe më sollët në pushtet. Tani që e fitova pushtetin, për herë të parë po ua them të vërtetën. Asociacionin do ta themeloj. Ndoshta edhe dicka më shumë se asociacion. Por ju qytetarët dhe votuesit e mi të dashur prap do te vazhdoni të më besoni sepse unë prap do të vazhdoj të ju gënjejë e mashtrojë!!!.

    S.H.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!