Lista Serbe, parti kjo e drejtuar nga Goran Rakiq, ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë komunash në pjesën veriore të vendit.
Këtë vendim, nuk e kanë pritur mirë shtetet anëtare të Parlamentit Evropian, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ata kanë kërkuar nga Lista Serbe që sa më parë ta dorëzojë listën zgjedhore, e të bëhen pjesë e zgjedhjeve.
Sipas tyre, mospjesëmarrja është shkelje e nenit 7 të marrëveshjes së arritur në Bruksel.
“Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. Kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë”, tha Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila publikoi thirrjen.
We deeply regret the #SerbList refusal to take part in the elections in the north of #Kosovo and urge to submit its electoral list without delay.
Appeal to all relevant actors in 🇷🇸 & 🇽🇰 to demonstrate commitment to the Agreement of 27 February & Annex in both words and action. pic.twitter.com/8goVpgd2pj
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 23, 2023
Cramon apeloi te të dy palët që t’u përmbahen parimeve të marrëveshjes.
“Apel për të gjithë aktorët përkatës Kosovës dhe Serbisë për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit si me fjalë ashtu edhe me veprime”, shkroi Cramon.
Në një komunikatë për media, Lista Serbe ka thënë se lëvizjet e tyre të fundit vinë si rezultat i “mosbesimit që serbët e ndjejnë ndaj Kurtit”. /Reporteri.net/.
Lista Srpska: Nuk marrim pjesë në zgjedhje shkaku i regjimit të Kurtit