×
  • Sport
  • Sport

    Raporti alarmues: Shëndeti i futbollistëve në rrezik

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 13:31

    Shëndeti i futbollistëve është në rrezik nga mbingarkesa deklaron sindikata globale e lojtarëve dhe bën thirrje për një pushim të detyruar prej 4 javësh.


    Fifpro ka mbledhur të dhëna nga 16 futbollistë të njohur elitar dhe ka dalë në përfundim se ato kanë bërë rreth 80 ndeshje dhe kanë udhëtuar 110.000 km sezonin e kaluar.

    Sulmuesi i Tottenaham Son si dhe dyshja e Liverpool Alisson Becker dhe Sadio Mane ishin mes lojtarëve të analizuar.

    Në raport mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini tha se lojtarët “duhet të mbrohen” ndërsa Vincent Kompany ka bërë thirrje për pushime të detyrueshme.

    Sipas raportit 85% e lojtareve duan pushim në gjysmën e sezonit. Në raport thueht se nga lodhja, lojtarët janë maksimalisht të rrezikuar nga lodhja mendore dhe muskulore. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!