Prokuroria Speciale sot gjatë fjalës hyrëse ka paraqitur provat në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Gjatë fjalës hyrëse, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka provuar të argumentojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një strukturë e mirë organizuar dhe me hierarki të qartë të veprimit.
Sipas tyre, këto krime të luftës për të cilat po akuzohen katër ish-krerët e UCK-së janë ndodhur me urdhrat e pjesëtarëve të UÇK-së, respektivisht Shtabit të Përgjithshëm.
Por, ketë pretendim të kësaj prokurorie e hedh poshtë një dokument i datës 4 maj 1999 i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin thuhet se nuk kishte strukturë politike ose komandë dhe kontroll efikas të UÇK-së.
“Për më tepër, pasi nuk ka strukturë politike në Kosovë ose komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së do të duheshin shumë muaj, nëse jo vite, për t’i organizuar ata që të përdornin dhe mirëmbajnë çdo ndihmë ushtarake që Shtetet e Bashkuara do të ofronin”, shpalosë dokumenti.
Pavarësisht pse këtë dokument Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte poseduar, ata asnjëherë gjatë gjykimit nuk e kanë përmendur të njëjtin dhe as nuk ia kanë prezantuar gjykatës speciale.
Kjo ka mundur të ndodhë me arsyen se në rast që ky dokument do të prezantohej në gjykatë, atëherë do të bie pretendimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për UCK-në, si ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe në rastin konkret do të bie ndesh edhe me akuzën që e ka ngritur nga ish-krerëve të UCK-së.