×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 17:49

    Ish-zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi mori pjesë sot në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po akuzohen për krime lufte.

    Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, pasi i njëjti është tërhequr nga jeta politike.

    Kjo para disa muajsh ishte konfirmuar edhe nga Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit.

    Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministër i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili ishte edhe “krahu i djathtë” i ish-presidentit Hashim Thaçi, kishte lënë anash politikën për të vazhduar jetën akademike.

    Kuçi kishte thënë se skena politike ka nevojë për njerëz të ri dhe mendime te reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!