Ish-pjesëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Buja, ka folur në “Frontal” të T7 për pretendimet e Gjykatës Speciale se UÇK-ja ka qenë shumë mirë e organizuar.
Sipas Speciales “UÇK-ja kishte strukturë dhe funksiononte përmes hiearkisë”.
Por Ramë Buja tha se do të donin që të kishin një organizim të tillë, por nuk kanë pasur kohë e as mundësi.
“Por këto gjëra që u thanë që paskemi qenë aq të organizuar. Nuk ia kemi arritur asnjëherë. Asnjëherë nuk kemi pasur kohë dhe mundësi që të strukturojmë ashtu siç duhet. Ne kemi pretenduar që t’i kemi të gjitha, por në fakt nuk ia kemi arritur”, ka thënë Buja.
Po ashtu, Buja tha se në aso kushtesh “nuk kanë mundur të monitorojnë gjithçka që ka ndodhur.
Buja e quajti Gjykatën Speciale si absurde, prej momentit të themelimit e deri më sot.
Ai tha se UÇK-ja e kishte për qëllim çlirimin e Kosovës, duke demantuar çdo pretendim të Speciales. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.