Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ishte nismëtar i marshit “Marshojmë për Drejtësi”, që u mbajt të dielën, në Prishtinë, ka thënë se procesi gjyqësor i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në fund do të dëshmojë se ata janë të pafajshëm.
Krasniqi ka dashur që t’ua rikthejë në kujtesë qytetarëve të Kosovës, se gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve është si rrjedhojë e raportit të Dick Martyt, për të cilin tha se nuk u mor parasysh sot gjatë deklaratës së Prokurorisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Sot dëshiroj të ua rikthej të gjithëve që ndonjëherë nuk kanë faj që kanë harruar si erdhëm deri këtu, kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga publikimi i raportit të Dick Martyt një raport makabër i cili me një imagjinatë të jashtëzakonshme kishte listuar një numër të krimeve të pretenduara e të imagjinuara. Sot ky gjykim është pasojë dhe rrjedhojë e atij raporti. Por, sot nuk dëgjuam as për shtëpinë e verdhë, sot nuk dëgjuam as për kidnapime të serbëve civil të cilëve u janë hequr organet, sot nuk dëgjuam asgjë nga raporti i Dick Martyt që e ka themeluar këtë gjykatë”, ka thënë Krasniqi, raporton KP.
Shqipëria mbledh nënshkrimet për Rezolutë të re në KiE kundër asaj të Dick Martyt
Lideri opozitar tha se ky proces do ta dëshmojë se lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës ishte e pastër.
“Ne besojmë fuqishëm në drejtësi siç e thamë dje shumë zëshëm në Prishtinë dhe duke besuar në drejtësi jemi të bindur se edhe përfundimi i këtij procesi duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës”.
Tutje, Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë emra te përvetshëm që po gjykohen në Hagë, por sipas tij po gjykohet epoka e lavdishme e historisë së re të Kosovës.
“Sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë këtu pse janë emra të përvetshem, kjo është e qartë dhe në ato 4 orë që ne dëgjuam fjalën hyrëse të prokurorisë vërtetë është e qartë se ne në gjyq nuk i kemi katër njerëz, por e kemi epokën më të lavdishme të historisë sonë të re, e kemi lavdinë e UÇK-së dhe për këtë arsye besoj që secili prej nesh duhet të jemi solidar me ta, sepse është një barrë jo personale, por është një barrë historike”, ka thënë ai.
Merr fund seanca e parë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nesër flasin avokatët
Ndërkohë, sot rreth orës 17:00 ka përfunduar dita e parë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që për disa vite u mbajtën pranë Dhomave të Specializuara.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që në fillim të seancës janë deklaruar të pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se nesër do të vazhdojë gjykimi me deklaratat hyrëse të avokatëve të të akuzuarve.
“Sot mbyllim seancën publike. Takohemi nesër më 4 prill në orën 09:00 paradite për të vazhduar me deklaratat hyrëse të Mbrojtjes. Fillojmë me Mbrojtjen e Thaçit”, tha Smith.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. /Reporteri.net/.
Dokumenti i Departamentit Amerikan që hedh poshtë “provat” e ZPS-së kundër ish-krerëve të UÇK-së