Pas reagimit të tij publik se përkrah ish-shefin e deputetëve të VV-së, Rexhep Selimin, i cili po gjykohet në Hagë, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu u deklarua edhe njëherë për qëndrimin e tij ndaj ish-krerëve të tjerë të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja së bashku me Selimin.
Aliu përmes një postimi në Facebook i quajti shpifje aktakuzat e ngritura ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke thënë se lufta e tyre ishte e shenjtë dhe ata ishin heronj.
“Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës. Por e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet. Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj!”, ka shkruar Aliu, përcjell Reporteri.net.
Liburn Aliu i jep përkrahje Rexhep Selimit në ditën e parë të gjykimit
Kujtojmë që sot është mbajtur procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët që në fillim të seancës janë deklaruar të pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Reporteri.net/
Postimi i plotë: