×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një futbollist shqiptar në Turqi

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 23:27

    Riza Durmishi mund të largohet gjatë kësaj vere nga Lazio.


    Sipas medieve italiane, skuadra turke Beshiktash ka nisur negociatat me mbrojtësin e krahut.

    Problemi i vetëm mbetet shuma që kërkon Lazio, për ta lejuar largimin e Durmishit.

    Beshiktashi do të ofrojë 2.5 milionë euro për Durmishin, ndërsa Lazio kërkon të paktën katër milionë euro.

    Durmishi u transferua nga Real Betisi për shtatë milionë euro, duke bërë 19 paraqitje për Lazion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!