Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se vetëm në muajin mars në targa RKS kanë qenë të regjistruara diku 722 vetura, ndërkaq në muajin prill ka pasur më pak.
Bislimi tha se nga këto 722, shumica kanë qenë në 10 ditëshin e fundit të muajit mars.
Por Bislimi ka thënë se ekziston brenga se Serbia mund ta destabilizojë situatën në Veri për çështjen e targave.
“Ekziston në brengë që ka potencial nga ana e Serbisë që ta destabilizojë situatën, gjithmonë duke keqpërdorur temën e targave. Ju e keni parë javën e kaluar aktivitetin e shtuar të strukturave ilegale dhe kriminale në veri në djegien e veturave të qytetarëve serbë”, tha Bislimi në Komisionin për Punë të Jashtme ku po raporton.
Dhjetë vetura janë djegur në javët e fundit në veri, ndërsa një qytetar serb është arrestuar si i dyshuar.
Djegia e veturave është parë si paralajmërim për tensione në prag të zgjedhjeve të 23 prillit në katë komunat në veri.
Këto akte i dënuan ashpër SHBA-ja dhe BE-ja. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.