×
  • Lajme
  • Lajme

    11 ditë nga zhdukja e ish-luftëtarit të UÇK-së, ende asnjë informacion për vendndodhjen e tij

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 20:31
    Në foto: Samir Puza, ish-luftëtari i UÇK-së që është raportuar i humbur

    Nga 25 marsi, ish-luftëtari i UÇK-së Samir Puza, është zhdukur.

    Lajmin për zhdukjen e tij e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

    “Që nga e shtunja 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dijmë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhej në njoftimin e Organizatës.

    Tashmë janë bërë 11 ditë që nga zhdukja e tij dhe familja akoma nuk ka asnjë lajm.

    Nga ta është kërkuar që nëse ndokush e ka parë apo ka informacion, të lajmërohet te familja apo te OVL Pejë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!